Klubi Alpin “PODGURI “nga Istogu është formuar në vitin 2016.
Është organizatë vullnetare e pavarur dhe jo profitabile e themeluar nga dashamirët dhe adhuruesit e natyrës dhe bjeshkëve. Me punën dhe veprimtarinë e vet zhvillon shkathësitë e bjeshkatarisë dhe rekreacionit sportiv në bjeshkë, nxit dashurinë ndaj njeriut atdheut dhe kultivimin -ruajtjen e natyrës. Anëtarët e Klubit kanë marrë dhe marrin pjesë në shumë ngjarje të karakterit sportiv, në sportet malore dhe bjeshkatare. Klubi është i anëtarësuar në Federatën Bjeshkatare Alpinistëve të Republikës së Kosovës, Federatën Aeronautike të Kosovës si dhe në Federatën e Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës (FLSTK).
Klubi Alpin “PODGURI” zhvillon këto aktivitete : ecje bjeshkatare,
biçikletë malore, kampingje, vrapime malore, Paragling,
Via Ferrata Shpellat Binjake, View Point Podguri dhe hapjen e shtegut
ndërkombëtar VIA DINARIKA 41+ (Mokna”Bukuroshja e Ballkanit)
Disa nga aktivitetet e realizuara ndër vite janë të prezentuara mëposhtë dhe janë të bashkangjitura linku i rrjetit social facebook;
- Inaugurimi i Shtegut “Maja e Korenikut”, 1922 mlmd , 2017- Bjeshkët e Istogut.
LINKU:https://www.facebook.com/media/set/?vanity=KlubiAlpinPodguri&set=a.491442257880993
- ATRAKSIONI TURISTIK-VIA FERRATA -SHPELLAT BINJAKE, 2018- Bjeshkët e Istogut.
LINKU:https://www.facebook.com/media/set/?vanity=KlubiAlpinPodguri&set=a.712881249070425
- ATRAKSIONI TURISTIK-VIEW POINT-PODGURI
LINKU:https://www.facebook.com/media/set/?vanity=KlubiAlpinPodguri&set=a.746774492347767
- ATRAKSIONI TURISTIK-VIA DINARIKA-SHTEGU NDËRKOMBËTAR-MOKNA”BUKUROSHJA E BALLKANIT”, 2019- Bjeshkët e Istogut.
LINKU:https://www.facebook.com/media/set/?vanity=KlubiAlpinPodguri&set=a.84282162607638
- ATRAKSIONI TRADICIONAL “ TË QETHNAT 2019”, ISTOG
LINKU: https://www.facebook.com/media/set/?vanity=KlubiAlpinPodguri&set=a.869076506784231
- KAMPIONATI I PARË I KOSOVËS NË LOJËN ME KAPUÇA, 2020, ISTOG
LINKU:https://www.facebook.com/media/set/?vanity=KlubiAlpinPodguri&set=a.1020583268300220
- Klubi Alpin Podguri ka qenë pjesë e Festivalit të 1-rë Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) me dokumentarin ” Istogu në destinacionin e hartave turistike “
LINKU:https://www.facebook.com/KlubiAlpinPodguri/photos/pcb.1213746565650555/1213746318983913/
Anëtaret e Klubit Alpin Podguri kanë përvoj të konsiderushme në lëmin e bjeshkatarisë , organizimin e ngjarjeve bjeshkatare, po ashtu në hapjen dhe sinjalizimin e shtigjeve sipas standarteve nderkombetare te bjeshkatarise.
Që nga viti 2016-2020 Klubi Alpin Podguri ka organizuar ecje bjeshkatare ,kamping dhe ecje me biqikleta në terenet malore në Bjeshkët e Kosovës dhe jashtë saj të poblikuara në rrjetin social https://web.facebook.com/KlubiAlpinPodguri/ si dhe të raportuara tek Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.
Me Ne bjeshkët pushtohen më lehtë! Përjetoni bukuritë natyrore të “PODGURIT”